Covid-19; Aziatikët në SHBA akumulojnë armë vetëmbrojtjeje prej racizmit të epidemisë

24/03/2020 14:55

Teksa amerikanët reagojnë ndaj përhapjes së koronavirusit vrasës, nuk janë vetëm ushqimet e letra higjenike që blihen me panik nga klienët, por edhe armët e zjarrit.

Këtë muaj dyqanet e armëve në SHBA kanë regjistruar shitje rekord armësh e municioni. Faqja më e madhe e shitjeve online ‘ammo.com’ raportoi një rritje prej 276 përqind teksa numri i rasteve të infektiit rritet, ndërsa mediat vendase shfaqin rradhë të gjata jashtë dyqaneve të armëve.

Në Kaliforni e Uashington, shtetet me përhapjen më të madhe fillestare të epidemisë shumica e klientëve ishin aziatikë blerës për herë të parë që tremben për sigurinë e tyre, teksa epidemia e lindur fillimisht në Kinë k shtuar shprehjet e ksenofobisë.

Sulme ndaj aziatikëve janë raportuar në Los Angeles, San Francisco, New York dhe qytete të tjera, teksa shpesherë suluesit kanë shprehur koronavirusin si motiv.

Los Angeles është shtëpia e rreth 1.5 milionë aziatiko-amerikanëve, më shumë se në çdo shtet tjetër të SHBA. Në dyqanin e armëve në San Gabriel Valley, pronari David Liu thotë se puna ka qenë aq emadhe sa nuk ka pasur kohë të flejë.

“Kan një dyqan të vogël dhe klientët presin deri në dy orë për të hyrë. Në disa dyqane të armëve më të mëdha duhet të presësh deri në gjashtë orë e ndoshta kur hyn nuk gjen më mall”, thotë ai.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA