Testi i parë i Angela Merkel është negativ, tjetër mostër do të merret pas infektimit të doktorit të saj

23/03/2020 21:54

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative në testin e koronavirusit pasi kontaktoi me një doktor të infektuar.

Por Merkel do të jetë objekt i testimeve të tjera në ditët në vijim për të siguruar që nuk zhvillon me vonesë sëmundjen Covid-19.

Ndërkohë zëvendës-kancelari Olaf Scholz tha më herët se Merkel ishte e shëmdetshme dhe se po punon nga shtëpia.

Të premten Merkel u injektua me një vaksinë kundër pneumokokut, një bakterie shkaktuese e pneumonisë, e cila kishte infektuar doktorin, dhe kancelarja kishte nisur karantinën.

Por kreu i stafit të saj tha se kancelarja kishte pasur vetëm një kontakt të shkurtër me doktorin që më vonë rezultoi pozitiv me koronavirus.

Para njoftimit, Merkel ishte parë gjithashtu të bënte pazar në fundjavë në Berlin, vetëm pa mbajtur maskë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA