Të rinjtë në SHBA të “pa bindur” popullojnë ujërat me “jahte dhe alkool”

23/03/2020 17:53

Mijëra të rinj në SHBA “injofrojnë” hapur këshillat e qeverisë për të mbajtur një dinstancim social nga njëri-tjetri, si pasojë e koronavirusit, dhe janë parë teksa popullojnë detet dhe liqenet me dhjetëra jahte. Fotot janë ndarë nga autoritetet qeveritare në Boca Raton. Në to shihen një duzinë të rinjsh teksa festojnë duke pirë alkool dhe duke qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit në brendësi të jahteve, shkruajnë mediat e huaja. Menjëherë pas kësaj tabloje, autoritetet lëshuan një deklaratë tek njoftohej për mbylljen e zonës.

“Liqeni Boca Ranton ka shërbyer gjithmonë si një atraksion shëtitor për shumë anije, por tashmë nuk është koha për festa dhe xhiro në ujë”, janë shprehur autoritetet e Boca Rahton.

“Ju lutem bëni durim dhe bëni pjesën tuaj, që të gjithë këtë do ta kapërcejmë së bashku”, shtuan më tej autoritetet.

Sakaq, kujtojmë që deri më tani në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar rreth 35,000 mijë persona të diagnostikuar me virusin famëkeq, ndërsa numri ka shkuar në 471 persona. Ndërkohë në rang global, janë konfirmuar 350,000 mijë raste dhe më shumë se 15,000 mijë vdekje, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA