Stafi i sistemit shëndetësor përlotet nga pritja me lule e duartrokitje e supermarketeve në Britani

23/03/2020 16:08

Mjekët e infernierët e sistemit shëndetësor në Britani (NHS) shiheshin të përlotur sot në Britani teksa stafi i supermarketeve në të gjithë vendin i priti me lule e duartrokitje në orët e veçanta të tyre për blerjet, teksa vendi është përfshirë nga blerjet e panikut që shpeshherë linin pa gjë punonjësit e sektorëve të rëndësisë së veçantë.

Prej fundjavës supermerketet kanë caktuar orare të veçanta për punonjësit në krye të krizës, pas të cilëve blerësit e panikosur zbrazin gjithçka gjejnë në rafte.

Epidemia ka vrarë deri tani 281 njerez në vend, me më shumë se 5,683 infektime.

Punonjësit e supermarketeve në Angli e Uells dolën sot herët para dyerve për të pritur punonjësit e spitaleve me duartrokitje e buqeta lulesh, para se ata të nisin turnin e luftës kundër koronavirusit.

Një nga blerësit tha: ‘Kjo është për të falenderuar heronjtë tanë të NHS. Ata po punojnë gjithë ditën duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët”.
Shumica e supermarketeve lejon punonjesit e sektorëve kritikë të blejnë një orë para hapjes së dyqaneve.

Këta të fundit falenderuan në mediat social supermarketet për mbështetjen.
Një prej tyre shkruante: “Isha gati duke qarë sot në supermarket shkova në orën e caktuar në @sainsburys dhe kur ika më dhanë një tufë me lule”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA