Koronavirusi/ Vdes në Romë 34 vjeçari, verifikohen kolegët në ‘call center’

23/03/2020 18:54

Një 34 vjeçar pa sëmundje të tjera, i vdekur dje pas luftës me koronavirusin vrasës, është viktima me moshë më të re në rajonin e Lazios

Emanuele Renzi vdiq në spitalin e Tor Vergata, ku ishte shtruar prej të merkures. Vdiq pa u përshëndetur me të birin e familjarët, pasi ishte kthyer nga një fundjavë në Spanjë.

Pas kthimit në Romë nga Barcelona, ai punoi për dy ditë në ‘call centre’ dhe më pas nisën simptomat e verifikimi. Gjendja e tij pësoi vetëm përkeqësim derisa vdiq në terapi intesive në spitalin e Tor Vergata.

Nëna e tij Franca kujton momentet e fundit me të birin: «U kthye të hënë në darkë, nuk ndjehej keq, ditët në vijim nisi të përkeqësohej dhe thërritëm 118. Kaloi shumë kohë dhe nuk mësova gjë për të, ndersa tani ka vdekur”.

Emanuele shkoi të punonte dhe tashmë kanë nisur verifikimet epidemiologjike për kolegët e call centre në qytezën e Settecamini.

Top Channel