Imazhe të rënda tregojnë pacientët e koronavirusit të shtrirë në korridoret e spitalit në Madrid, qyteti tejmbushet me raste infeksioni

23/03/2020 17:25

Imazhe nga një spital spanjoll tregonin sot pacientë të koronavirusit vrasës që kolliten dyshemeve e korridoreve teksa presin të vizitohen nga doktorët.

Mjekët u qëndrojnë atyre pranë dhe disa nga tësëmurët janë lidhur me bombolat e oksigjenit. E përditshmja vendase El Mundo thotë se skenat u regjistruan në spitalin Infanta Leonor Hospital dhe Severo Ochoa de Leganes në Madrid.

Pamjet janë shpërndarë me qëllim ndërgjegjësimin e nejrëzve për ruajtjen e masave dhe të distancës sociale që po vendosen në të gjithë botën.

Sot numri i vdekje në Spanjë kaloi 2,000, në një rritje prej 462 vdekjesh – ndërsa janë regjistruar në total 33,089 inifektime.

Madrid ka shënuar 58 përqind të vdekjeve në të gjithë vendin dhe sistemi i tij shëndetësor është drejt tejmbushjes.
Vendi mund të kthehet në epiqendrën e re të epidemisë në Evropë teksa shifrat nga Italia tregojnë njëfarë shprese për zbutje.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel