Greqi/ Rëndohet bilanci i të infektuarve me CoVid-19, mes tyre një foshnje 3 muajshe

23/03/2020 17:36

GREQI- Ka shkuar në 695 numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 71 persona të tjerë. Nga të infektuarit 114 janë të shtruar në spital ndërsa 34 prej tyre janë në gjendje kritike. Koronavirusi në Greqi deri tani u ka marrë jetën 17 personave.

Ndërkohë së fundmi në shtetin fqinj është shënuar edhe pacienti më i ri në moshë. Bëhet fjalë për një bebe 3 muajshe. Diagnostifikimi u bë në një spital të fëmijëve në Athinë. Foshnja 3 muajshe po mbahet në izolim megjithatë gjendja shëndetësore është shumë e mirë dhe nuk ka shfaqur asnjë anomali. Në spitalet greke kanë lindur dy foshnje gjatë kësaj jave nënat e të cilëve kanë qenë të infektuar me CoVid-19 por deri tani këto foshnje nuk rezultojnë të jenë prekur nga virusi.

Top Channel