Abe: Shtyrja e Olimpiadës mund të bëhet e pashmangshme

23/03/2020 09:27

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se shtyrja e Lojërave Olimpike Verore në Tokio mund të bëhet “e pashmangshme”, nëse gara nuk mund të zhvillohet “në formën e saj të plotë”.

Abe i bëri këto komente pasi Kanadaja u bë vendi i parë që u tërhoq nga Olimpiada, për shkak të përhapjes globale të koronavirusit.

“Nëse mbajtja e Lojërave bëhet e vështirë, mund të bëhet i pashmangshëm vendimi për shtyrjen e tyre”, tha Abe.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është përballur me presion në rritje për të shtyrë Olimpiadën – e cila duhet të nisë më 24 korrik dhe të zgjasë deri më 9 gusht – për shkak të shqetësimeve për shëndetin, që paraqet koronavirusi.

Gati 15,000 njerëz në gjithë botën kanë humbur jetën nga sëmundja.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka thënë më 22 mars se vendimi se kur do të mbahen Lojërat Olimpike do të merret “brenda katër javëve të ardhshme”.

Top Channel