Kryeministri Edi Rama doli në një video mesazh si çdo ditë për të dhënë mesazhe të reja, ku bëri thirrje për respektimin rigoroz të masave.
“Deri tani kemi ndihmuar 14 mijë familje, me ushqime ,barna, asistencë në shtëpi. Për disa të tjerë që nuk rrin dot pa e treguar veten me komente të turpshme, shohin videot dhe flasin për show, po çfarë show u ja marrtë e mira, që e po e përdorni gabim, ku e patë vjedhjen nga shtëpia, o ju marrtë e mira.
Ku e patë kur jeni në shtëpi me Iphone, ja ku më keni mua më shani e kërdisni sa të doni por respektoni ata që po ndihmojnë në terren. Ne po bëjmë gjithçka dimë dhe sa mundemi.
Nuk duam lëvdata se kjo është puna jonë, por ama duhet solidaritet dhe respekt për ata që po luftojnë. Nesër në 5 të mëngjësit do hapet qarkullimi për ata që do shkojnë në punë deri në orën 1. Shoh që prapë ankoheni, këto orare nuk janë për qejf, po janë për përballimin e një lufte që mund të marri mijëra njerëz me vete. Të durojmë të presim, të jemi rigoroz në këtë luftë. Mos të turremi të gjithë në 12 nëpër dyqane”, tha Rama.
Top Channel