“Për herë të parë pas 800 vitesh s’mund të shtrëngojmë duart!”/ Baba Mondi mesazh sensibilizues

22/03/2020 11:44

Në festën e Sulltan Novruzit, Kryegjyshi Edmond Brahimaj ka përcjellë një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj, teksa lutjet e tij kanë shkuar edhe për dy viktimat e COVID-19.

“Për të parën herë pas 800 vitesh nuk do mund të shtrëngojmë duart së bashku dhe të shijojmë tavolinat e mëdha. Ja qe jeta na mbylli në shtëpitë tona; pavarësisht çfarë gjuhe flasim. Ju do pyesni në diktaturë nuk ka qenë kështu? Jo, nuk ka qenë e njëjta gjë se ndonëse ajo kohë, mohoi Zotin, por besimtarët i falën ritet dhe në vazhduam faljen së bashku. 22 marsi i sotëm nuk ka vend për ligështi, ne do të festojmë, do ulemi në sofër me prindërit tanë. Edhe të ndarë fizikisht, do të jemi të bashkuar fizikisht, do të jemi pranë familjeve tona që ta kalojmë sa më lehtë të tragjedi njerëzore.  T’u japim forcë dhe shpresëmjekëve e infermierëve. Festa e Sulltan Novruzi na sjelltë paqe dhe begati!”- tha Kryegjyshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA