Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK, Gentian Gjyli shoqërohet nga avokati Kjo nuk është pamja që do donim të shihnim sot, në një ditë të bukur pranvere plot me diell.
Këtu sot çdo gjë duhet të gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, nga të qeshurat e tyre. Por kjo është e domosdoshme për të mbrojtur ata, për të mbrojtur njër- tjetrin. E duket se janë më të vegjlit që e kanë kuptuar më së miri këtë situatë e bëjnë apel ndaj atyre të rriturve që sot shkelin rregullat.)
“Qëndroni në shtëpi; babi im është infermier. Ai rri në spital, ju rrini në shtëpi. Po të dilni babi im ju thotë stop, ai është polic”, shprehen fëmijët.
E ndërsa jemi në këtë situatë le të përpiqemi të kuptojmë dicka prej saj. Të përpiqemi të kuptojmë se sa e rëndësishme është të kujdesemi për njëri tjetrin. Të jemi një shoqëri më e dashur dhe më e bashkuar, në dobi të të gjithëve. Ndërsa më të vegjlit duket se kanë marrë rregulla të arta të higjiens përsonale, rregulla të cilat do t’u shërbejnë gjatë gjithë jetës.
Një gjë është e sigurt, edhe kjo situatë do të përfundojë, le të shpresojmë sa më shpejt. E ndërkohë le të mbajmë mend se sa e rëndësishme ishte të qëndronim pranë njëri-tjetrit.
Top Channel