Britanikët ”injoruan” rregullat e qeverisë dhe shihen teksa popullojnë plazhe dhe parqe në mbarë vendin, madje të shoqëruar krahë për krahë me personat e tyre të dashur. Këtë fillim pranvere shumë qytetarë  britanikë janë dyndur jashtë duke shijuar motin e butë të kësaj stine ,edhe pse qeveria i ka bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi.

Megjithatë me urdhër të kryeministrit Boris Johnson, shumë bare, restorane si edhe institucione publike e private janë mbyllur. Sipas këshillave të qeverisë, njerëzit duhet të përcaktojnë një distancim shoqëror prej së paku një metër largësi. Por njerëzit duket sikur nuk ia “kanë vënë veshin” këtyre këshillave dhe janë pranë shumë pranë njëri-tjetrit, teksa shëtisnin nëpër vendet më të njohura të Britanisë.

Edhe pse deri më tani në Britani janë konfirmuar të infektuar me kronavirus rreth 5,683 persona, ndërsa numri i vdekje ka shkuar 281, duket sikur qytetarëve nuk i shqetëson ky fakt dhe vijojnë të pa shqetësuar ritualet e tyre të përditshme. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
16/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA