Sistemi i frikshëm i kontrollit në Singapor ndjek rastet e mundshme të koronavirusit para shfaqjes së simptomave

21/03/2020 17:04

Zyrtarët në Sindapor po përpiqen të qëndrojnë një hap para epidemisë së koronavirusit duke përdorur aplikacione dixhitale gjurmimi dhe grupe detektivësh për ndjekjen e atyre që kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar.

Strategjia perfshin të gjithë rrjetin e vëzhgimit me kamera sigurie dhe një aplikacion që ndihmon policinë të ndjekë ata që mund të bartin mikrobin vrasës, duke i testuar para shfaqjes së simptomave.

Vendi ka qenë nga të parët që u prek nga koronavirusi por ende nuk ka asnjë vdekje megjithë 345 të infektuar.
Fillimisht Singapori kishte numrinmë të madh të rsateve jashtë Kinës por bartësit u ndoqën shpejt dhe u vendos bllokada e qeverisë, e cila gjithahtu krijoi një grup zyrtar në WhatsApp për të ruajtur në minimum informacionet e rreme.

Deri tani ministria e shëndetësisë ka ndjekur 6,000 shpërndarës të mundshëm me anët gjurmimit dixhital të lëvizjeve të qytetarëve.

Kjo bëhej me anë të transaksioneve të tyre bankare, në automate, të cilat ndiqeshin nga një telefonatë e qeverisë që i njoftonte se ishin personi dyshuar.

Mësuesja britanike atje Melissa, thotë se u shokua një ditë kur mori telefonatën nga policia e Singaporit për ta njoftuar se duhet të hynte në vetë-karantinë pas një udhëtmi në taksi që kishte bërësë fundmi.

Një ditë më pas ajo u vizitua nga ter doktorë me maska që i dhanë dokumentine karantinës dhe e njoftuan se nëse thyente regjimin dënohej me gjobë ose burg.

Në një intervistë me BBC, ajo tha: “Ishte e pabesueshme. Ata më pyetën nëse kisha qenë në një taksi të mërkurën në 18.47, dhe kjo ishte tepër e saktë. Më zuri paniku dhe s’po mendoja drejt. Por më pas mëdhanë kontratën e karantinës, urdhrin. Ata e bënëtë qartë se nëse thyeja rregullin do të përfundoja në burg”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA