Koronavirusi infekton 7 familjarë dhe vret 4 pasi u mblodhën së bashku për darkë

21/03/2020 19:36

Koronavirusi vrasës ka infektuar shtatë anëtarë të një familjeje ne SHBA pasi ata u takuan për darkë, ndërsa deri tani ka vrarë kater prej tyre.

Grace Fusco, 73 vjeçare, vdiq kësaj jave në New Jersey pas betejës me Covid-19, por teksa vdiq ajo nuk e kishte idenë se djali i saj i madh dhe e bija ishin vrarë nga infeksioni fatal.

Bija e saj 55-vjecare Rita Fusco-Jackson, vdiq të premten kurse i biri Carmine vdiq disa orë para nënës së tij të mërkurën.

Kushëriri dhe avokati i familjes Paradiso Fodera tha për New York Times se katër fëmijë të tjerë të familjes janë infektuar me koronavirus dhe mbeten në spital, tre prej të cilëve në gjednje të rëndë, pasi u infektuan gjatë një darke familjare të enjten.

Anëtari i katërt i familjes Vincent Fusco, vdiq të enjren. Rreth 20 anëtarë të tjerë të familjes Fusco janë vënë në karantinë teksa mbajnë zi për të afërmit prana dyerve të shtëpisë. “Ata janë të gjithë ose në respirator ose në karantinë. Është e tmerrshme, as nuk mund të mbajën zi si duhet për të vdekurit”, tha Fodera.

Mediat thonin se failja nuk e kishte idenë se dikush ishte i infektuar me koronavirus derisa vdiq Fusco-Jackson, cka ndodhi një ditë pasi rezultoi pozitive.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel