Timori Lindor është vendi i fundit që ka raportuar rastin e parë me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë tha se pacienti paraqiste pak rrezik për të tjerët, pasi ai menjëherë u këshillua me mjekët kur iu shfaqen simptomat e koronavirusit.
Ndëkohë sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në gjithë botën janë 275,434 raste të konfirmuara, të shëruar janë raportuar 88,256 raste, ndërkaq nga sëmundja Covic-2 që e shkakton virusi Sars-Cov-19 kanë vdekur 11,399 persona.
81.008 janë rastet në Kinë, ku numërohen 41 raste të reja, në total 3.255 viktima.
Në Itali gjendja vazhdon të mbetet alarmante, me 47.021 të infektuar dhe 4.032 viktima.
Në Spanjë vijon të rritet numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 duke shkuar në 21.571 të infektuar, dhe 1.093 viktima.
Në Kosovë numri i të infektuarve që janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore, ka arritur në 24 persona.
Ndërkaq, në vendin tonë numërohen tashmë 70 pacientë të infektuar dhe 2 viktima.
Top Channel