Numri i të vdekurve koronavirusi i ri në Iran është rritur në 1.433, që është një ndër vendet më të goditura nga kjo sëmundje, njoftoi sot televizioni shtetëror.
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Alireza Reisi, për televizionin shtetëror tha se 149 persona tjerë vdiqën nga virusi gjatë 24 orëve të fundit. Me 1.237 raste të reja brenda një dite, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në 19.644, shtoi ajo.
Përveç Kinës, Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani është ndër vendet më të prekura nga fillimi i shpërthimit dhjetorin e kaluar. Si pjesë e përpjekjeve për t’u përballur me virusin, Teherani ka ndërmarrë disa masa, duke përfshirë mbylljen e të gjitha shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë, duke ndaluar ngjarje sportive dhe duke ndaluar zyrtarët qeveritarë të largohen nga vendi./AA
Top Channel