Eksperti i OKB: Kriza e karkalecave do të përhapet, rrezikon ushqimin e 25 milionë njerëzve

21/03/2020 18:25

Teksa bota lufton pandeminë e koronavirusit COVID-19, miliona njerëz në Afrikë e në Lindjen e Mesme pritet të goditen nga kriza e rëndë e karkalecave të shkretëtirës, për të cilën ekspertët thonë se mund të zgjerohet në masë të paprecedentë prej kushteve të favorshme të shumimit, të shkaktura nga ndryshmet klimatike.

Karkalecat e shkretëtirës, të quajtur nga OKB “parazitët më destruktivë emigratorë të botës” priten të shkaktojnë panik në sigurinë ushqimore të miliona njerëzve siç po ndodh aktualisht me njerëzit në Kenia, Etiopi e Somali.

Eksperti i agjencisë së ushqimit të OKB, Keith Cressman, tha kësaj jave se kriza e karkalecave do të reduktohej me kalimin e kohës siç ka ndodhur historikisht, por ndryshimet klimatike kanë krijuar një normale të re që rrezikon ushqimin për rreth 25 milionë njerëz.

Agjencia shton se popullatat e karkalecave kanë nisur të shtohen prej kushteve të lagështa në zonat me vegjetacion dhe se cikloni Mekunu i majit 2018 ka krijuar kushtet idelae për shumimin e insekteve lokuste, të cilët hanë në ditë një masë sa ajo e trupit të tyre.

“Pikërisht në kohën kur shumimi i tyre po mbyllej, një ciklon i dytë goditi zonën, që lejoi vazhdimin e shumimit të tyre duke u kthyer në masën aktuale,” tha Cressman.

Cikloni Sagar, më i forti që ka goditur ndonjëherë Somalinë erdhi disa ditë para ciklonit Mekunu, dhe të dy u ndoqën nga cikloni Luban në tetor 2018.

“Zakonisht një ciklon sjell kushte të favorshme për ta për gjashtë muaj dhe më pas ambjenti nis të thahet deh karkalecat nisin të vdesin ose të emigrojnë,” shtoi ai.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel