Covid-19/BE u bën thirrje vendeve të zgjidhin problemin e trafikut të personave dhe furnizimeve në kufij

21/03/2020 16:42

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se masat e rrepta që vendet kanë marrë në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (Covid-19) kanë shkaktuar probleme intensive të trafikut në kufij dhe kanë vendosur në vështirësi njerëzit dhe furnizuesit e produkteve.

Në një postim nga llogaria e saj në Twitter, Von der Leyen vuri në dukje se këto masa janë të nevojshme por se është thelbësore të zgjidhet problemi i trafikut në mënyrë që të eliminohet viktimizimi.

“Shumë evropianë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Kamionët që transportojnë produkte, ushqime dhe ilaçe pengohen. Disa kufij janë përmirësuar, por bllokimet intensive të trafikut vazhdojnë. Kontaktet tona me qeveritë për zgjidhjen e problemit vazhdojnë”, tha Von der Leyen duke shtuar se po ndjek situatën nga afër.

Ajo theksoi se herë-herë pritjet në trafik arrijnë deri në 24 orë dhe se është e rëndësishme që problemi të zgjidhet në fillim të krizës.

Presidentja e KE nënvizoi se problemi vazhdon në kufirin e Rumanisë dhe Bullgarisë dhe se vazhdojnë punimet për zgjidhjen e situatës.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell deklaroi se vazhdojnë punimet për rikthimin e mijëra evropianëve. Ai tha se rreth 100 mijë persona kanë aplikuar në ambasada dhe se në të gjithë botën janë rreth 300 mijë shtetas të BE.

Top Channel