Ish-futbollisti i Cardiff City dhe Blackburn Rover, Peter Whittingham ka vdekur dje nga plagë të marra në kokë pas një rënie aksidentale, në moshën 35 vjeçare.
Futbollisti i njohur i kubit uellsian humbi jetën dje nga plagët e marra prej rënies aksidentale, teksa kishte dalë në një bar në 7 mars.
Në deklaratën e klubit të Cardiff thuhej: “Me dhimbje të madhe njoftojnë tifozët se Peter Whittingham ka ndërrruar jetë në moshën 35 vjeçare. Jemi të gjithë zemërthyer”.
Policia e Uells tha në një deklaratë se incidenti dukej aksidental. “Rreth orës 10 të darkës më 7 Mars policai u thirr në një ambjent të liçencuar ku një burrë 35 vjeçar kishte pësuar një plagë nëkokë si rezultat i një rënieje. Nuk kishte prova paraprake për sjelje kriminale por hetimet vazhdojnë mbi rrethant e aksidentit”.
Top Channel