Nga sot ashpërsohen rregullat për kalimtaret. Kryeministri Rama njoftoi se do të lëvizet vetëm 6 orë në ditë, nga ora 6 e mëngjesit deri në 10 paradite, dhe pasdite nga ora 16.00 deri në 18.00.
Ai u kërkoi edhe bankave që të punojnë me këtë orar të ri. Po ashtu punonjësit e administratës do të lëvizin pa makina.
Postimi i plotë i Ramës:
MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH
NGA NESËR DALJA E KËMBËSORËVE DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00
NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!
SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë PËR ÇDO PERSON DHE SHKELËSIT NUK DO TË MARRIN ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E SOLIDARITETIT NË KUSHTET E KËSAJ LUFTE!
BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!
NDJESË 1000 HERË? PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!
FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!
Top Channel