David Stone merr kutinë e municioneve kalibër 223 nga rafti dhe ua ofron klientëve: “Mirëserdhët në koleksionin më të madh të municionit në Oklahoma”, thotë ai teksa shitjet e armëve po rriten kudo në SHBA, veçanërisht në shtet e goditura më shumë nga koronavirusi.
Por përveç shitjeve në Kalifornia, New York e Uashington ka pasur rritje dhe në zonat më pak të prekura ku berës për herë të parë i tremben prishjes së rendit social apo masave të qeverisë për ndalimin e blerjes së armëve.
Stone thotë se një shofer që shkonte drejt Arizona, bleu rreth $2,500 armë e municione ndërsa një tjetër që shkonte drejt Illinois, bleu vetëm $200 municione.
“Duhet të jemi të mbrojtur për gjëra të ndryshme,” thotë ai.
Ndërsa klienti 39 vjeçar John Gore, tha: “Politikanër dhe grupet kundër armëve na thonë prej kohësh se nuk kemi nevojë për armë, por aktualisht njerësit janë vërtet të trembur dhe këtë vendim e marrin vetë”.
Edhe shitësit online të armëve Ammo.com, kanë raportuar një rritje prej 68 për qind në krahasim me ditët para 23 shkurtit, kur Italia raportoi shpërthimin e epidemisë së Covid-19.
Top Channel