Formula për të dalë nga shtëpia/ Franca me masa ekstreme sigurie për koronavirusin

17/03/2020 20:56

Franca ku vetëm dy ditë më parë njerëzit mbushën sheshet, dyqanet e parqet, ka marrë tani masa drastike për frenimin e përhapjes së koronavirusit duke nisur më izolimin e plotë në shtëpi.

Njerëzve po u kërkohet të plotësojnë një formular ku të justifikojnë arsyet përse duan të dalin jashtë banesës, qoftë edhe për një shëtitje të shkurtër në këmbë apo edhe për pazar.

Rreth 100 mijë policë janë duke patrulluar nëpër rrugë dhe personat që shkelin urdhrin, mund të marrin gjoba që shkojnë deri në 135 euro. Masat e njoftuara nga pallati Elize përfshijnë edhe kufizimin e udhëtimeve mes Francës dhe vendeve të Bashkimit Europian brenda të paktën 30 ditëve.

“ Ishte shokuesë t`I shihje njerëzit të grumbulluar nëpër parqe gjatë fundjavës. Këtu nuk po ndiqen këshillat që vijnë nga nivelet më të larta të qeverise, dhe nuk po zbatohet kërkesa për distancim social”, deklaroi Hervé Berville, ligjvënës dhe aleat I presidentit Emmanuel Macron.

Në Francë, deri tani ka 148 të vdekur nga Covid 19, ndërsa të prekurit janë 6.600.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA