Institucionet e Kosovës kanë ndaluar një autobus me udhëtarë të cilët ishin nisur nga Italia për në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, duke thënë se nisja e autobusit ishte joligjore dhe pa autorizim të Ministrisë.
“Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci. Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai tha se për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim bazuar në koordinimin që po ndodhë me institucioneve të Kosovës.
Italia është vendi më i goditur në Evropë nga koronavirusi i ri.
Sipas Universitetit John Hopkins, numri i vdekjeve atje është mbi 2,158.
Sipas këtye të dhënave deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 185,067 raste me koronaviusin e ri. Mbi 80,236 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,330 persona.
Top Channel