“Lini këpucët dhe rrobat jashtë, kur hyni në shtëpi/ Këshilla e ekspertit të OBSH

16/03/2020 08:12

“Për të shmangur ngjitjen, është e rëndësishme të lini këpucët dhe rroba jashtë shtëpisë.” Kjo deklaratë u tha në “Live – Non è d’Urso” nga Walter Ricciardi i Organizatës Botërore të Shëndetit i cili shpjegon rëndësinë, për ata që dalin në rrugë, që të mos kthehen në shtëpitë e tyre me këpucë dhe rroba që mund të jenë ndotur.

Sipas tij është vërtetuar shkencërisht se koronavirusi mund të bashkohet me sipërfaqe dhe përmes kontaktit me duar më pas mund të shkaktojë ngjitje.

Arsyeja për të cilën Ricciardi deklaron: “Praktika e dezinfektimit të rrugëve dhe sipërfaqeve është shumë e rëndësishme, ashtu si – përfundon mjeku – është e nevojshme të mbani distancën tuaj dhe të lani duart shpesh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA