Edhe e fejuara e mbrojtësit të Juves, pozitive ndaj koronavirusit

16/03/2020 22:35

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë në Serinë A që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa pasditen e sotme edhe e fejuar e tij, Michela Persico rezultoi e prekur nga virusi që ka vënë në alarm botën mbarë dhe ka marrë jetën e mijëra njerëzve.

Lajmin e ka dhënë vetë modelja italiane në një postim në Instagram, ku ndër të tjera ka shtuar se nuk ka simptoma dhe se ndihet shumë mirë në shtëpi, gjë që ju rekomandoj të bëjnë edhe të tjerët.

“Përshëndetje. Kam marrë përgjigjen e testit dhe kam rezultuar pozitive ndaj koronavirusit, por josimptomatike. Jam mirë dhe ju siguroj se gjithçka do të shkojë mirë. Qëndron në shtëpi”, shkroi Michela Perciso.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA