“Janë dy javët e furtunës…” Rama: Një fillim i mbarë gjysma e punës

15/03/2020 14:10

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një video komunikimi me qytetarët ka thënë edhe një herë se java që vjen do të sjellë një rritje të personave të prekur nga koronavirusi.

Sipas Ramës nuk duhet të ketë asnjë panik, pasi mjekët do të bëjnë të pamundurën për të shëruar këdo që preket. Kryeministri ka përgëzuar të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Java që vjen do të vijnë me numra të rritur. Janë dy javët e furtunës. Do ti presim rastet e vështira pa asnjë panik. Do të shtohen por pa asnjë panik. Disa me thonë që po i tremb, por lidhet me ju. Pa përjashtim për asnjë shqiptarë. Ta pranojmë të vërtetën. Edhe në ditët e gjata të kësaj lufte që do na i bëjë javët si vite dhe muajt si një shekull. Mbrojmë trupin tonë dhe familjarëve. Të gjithë bashkë, trupin e Shqipërisë. “

“Sot hynë akti normativ për masat speciale që cakton detyrime ligjore që ndihmojnë popullin dhe secilin prej nesh. Reagimi ka qenë fantastik deri tani. Fillimi i mbarë është gjysma e punës, por jemi shumë larg gjysmës. Nga e para luftë me veten, Qeveria po punon për të llogaritur çdo hap e skenar. Të kemi gati edhe rrugën e rikthimit në jetën normale.” tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA