A mund të infektohesh dy herë nga koronavirusi?
Disa persona që janë prekur nga koronavirusi, por kanë arritur të shërohen prej tij janë përballur me një situatë të frikshme: nuk ka zgjatur shumë, dhe ato janë infektuar përsëri. Raste të tilla janë regjistruar në Kinë e Japoni.
Mjekët shpjegojnë se koronaviruset e zakonshme, apo shkaktarë të gripeve që njihen deri tani, nuk e imunojnë personin e prekur prej tyre. Ekspertët thonë se kjo vlen dhe për virusin e ri: kush shërohet prej tij, nuk është imun. Kina që arriti ta frenonte epideminë, tani i druhet shumë situatave të tilla.
Për këtë arsye, është vendosur që kush udhëton drejt Pekinit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë. Një masë e tillë u mor për shkak se u shënuan raste kur Covid-19-ta u soll sërish nga jashtë në kryeqytetin kinez. Rreziku i riinfektimit është i madh, e për këtë arsye, autoritetet këtë radhë po kujdesen që virusi të mos arrijë të rihyjë në vend.
Kina të martën regjistroi numrin më të ulët të infeksioneve brenda një dite me 19 raste, dhe të gjitha ishin në qytetin nga shpërtheu epidemia, në Wuhan. Deri në 10 mars, vendi regjistroi 80.754 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri. Numri i të vdekurve ka arritur në 3.136 vetë.
Top Channel