Koronavirusi, italiani vesh rrethin gjigand të kartonit për të nxitur mbajtjen e distancës shoqërore në Romë

12/03/2020 16:29

Një burrë italian ka marrë masa ekstreme për të nxitur bashkëatdhetarët të zbatojnë rregullat e distancës sociale në luftën ndaj koronavirusit të ri pas klasifikimit si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale ai ecën në rrugët e Romës duke veshur në brez në disc gjigand për të sensibiliziar distancimin social.
Në Itali ka pasur 827 vdekje nga 12,462 raste të konfirmuara të COVID-19 në Itali.

Teksa ecën përmes tregut Testaçio në Romë ai shoqëron objektin e tij rrethor me një mjet për të mbledhur letrat e rrugës. Më tej pyet: Për çfarë është kjo distancë sigurie?’

“Për koronavirusin” përgjigjet më pas ai vetë, ndërsa mbështetet nga filmuesi: “Shumë mirë, kjo është distanca e duhur!”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA