Koronavirusi/ Dezinformim dhe përhapje paniku, Grupi Parlamentar i PS-së kallëzon penalisht Sali Berishën (Padia)

12/03/2020 13:02

Ditën e sotme Grupi Parlamentar i PS-së, konkretisht anëtarët e komisionit të shëndetësisë, kanë kallëzuar penalisht ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha.

Ai akuzohet për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, në një kohë kur vendi është prekur nga koronavirusi dhe frika dhe paniku janë shumë të lehtë për tu përhapur tek qytetarët.

Berisha me anë të një statusi të publikuar në rrjetet socilae duke iu referuar një burime jo të sigurt ose siç e quan ai “qytetari dixhital” pohonte se pacienti zero i infektuar me Covid 19, kishte marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Gomziqe të Pukës.

Top Channel ka siguruar edhe padinë e ngritur nga Grupi Parlamentar i PS-së për Berishën.

Dy ditë më parë, personi që ka pasur këtë ceremoni varrimi, në një prononcim ekskluziv për Top Channel, tha se të dy personat at e bir, i njihte, por nuk ishte e vërtetë qe kishin qenë në varrim.

 “Unë u uroj shërim sa më të shpejtë dhe më të mirat atyre, sepse janë miq të mirë të familjes time, por ata nuk kanë marrë pjesë në varrim.

Referuar këtij lajmi, deputetë të Komisionit të Shëndetësisë, thonë se bazuar në nenin 267,  kanë  vendosur të kallëzojnë penalisht ish-ministrin Berisha.

“Ne konstatojne me shqetesim disa veprime keqdashese te disa personave politikë që synojnë të perhapin panik, mosbesim tek stafet mjekesore dhe demoralizim.

Per kete qellim bazuar ne Nenin 267 te Kodit Penal ne Republiken e Shqiperise kemi vendosur te kallzojme penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.

Gjithashtu i bëjme thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik.

Kallzimi i plote penal do te depozitohet neser ne mengjez ne Prokurorine e Tiranes”-thuhet në njoftimin e PS.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA