Interi dhuron 300 mijë maska dhe produkte dezinfektimi për Mbrojtjen Civile

12/03/2020 16:37

Interi dhe grupi që ka në pronësi klubin, Suning, u kanë dhuruar institucioneve të kujdesit në Itali 300 mijë maska dhe produkte të tjera sanitare, në këto ditë të vështira që vendi po kalon për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit.

“Shpersojmë që eksperienca e Kinës në përballimin me efikasitet të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, të ndihmojë sadopak Italinë në ndalimin e përhapjes me shpejtësi të këtij virusi”, deklaroi presidenti i klubit zikaltër Steven Zhang.

Më herët ai kishte dhuruar edhe 100 mijë euro për Departamentin e Shkencës dhe Bio-mjekësisë në Milano, duke konfirmuar lidhjen e fortë të kubit zikaltër me Kinën dhe anasjelltas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA