Në një periferi të vogël të Nju Jorkut, rastet e të prekurve nga koronavirusi shkuan brenda 10 ditëve në mbi 100, dhe autoritetet u përpoqën të zbulonin se kush po e përhapte virusin.

Verifikimet e tyre treguan se një pjesë e mirë e infektimeve kishin nisur nga një banor i vetëm, një avokat 50-vjeçar, i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit në 2 mars e atëherë, edhe u shtrua në spital. Se cili ishte burimi i infeksionit të tij, kjo nuk u mësua. Por vetëm dy ditë pasi shtrimit të avokatit, edhe i biri i tij 20-vjeçar, një student në Universitetin Yeshiva të Nju Jorkut, testoi gjithashtu pozitiv. Më vonë u pa se nga virusi ishin prekur dhe gruaja e vajza 14 vjeçare e juristit.

Të njëjtin fat pati edhe fqinji që i çojnë spital. Dhe një mik i avokatit. Po atë ditë, rezultuan pozitivë edhe bashkëshortja, dy djemtë dhe vajza e mikut. Një ditë më vonë, tetë persona të tjerë të lidhur me avokatin u testuan, dhe dolën pozitivë. Në 6 mars, u pa se tre anëtarë të kongregacionit hebraik ku kishte marrë pjesë juristi, ishin gjithashtu të prekur. E lista vazhdon me dy miq të tjerë të tij, katër persona që e kishin kontaktuar, si dhe dy pjesëmarrës të një ceremonie “bar mitzvah”, ku kishte qenë avokati që infektoi gjithsej 50 vetë. Në Shtetet e Bashkuara, numri i të prekurve nga koronavirusi kapërceu 1000, ndërsa të paktën 32 persona kanë humbur jetën prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA