Koronavirusi/ Bashkia e Lezhës pezullon pritjet për qytetarët: Shërbimet do merren me postë

11/03/2020 09:35

LEZHË- Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Lezhës ka pezulluar pritjen dhe shërbimet ndaj qytetarëve deri më datë 23 mars.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga bashkia e Lezhës thuhet se masat janë ndërmarrë në të mirë të të dy palëve, punonjësve dhe qytetarëve. Ndërkohë për të gjithë personat që kanë nevojë për shërbimet e dhëna nga bashkia, duhet të dërgojnë kërkesat e tyre nëpërmjet postës dhe përgjigjja do u kthehet po ashtu nëpërmjet postës.

Në shumë qytete të vendit po merren masa për dezinfektimin e ambienteve publike. Ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të mos frekuentohen ambientet me popullim të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA