Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me shtimin e rasteve të personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.
Ambasada ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes maksimal dhe zbatim të rregulloreve të caktuar për frenimin e përhapjes së virusit.
Ndër të tjera SHBA ka vlerësuar rolin dhe bashkëpunimin që treguan liderët politik Rama, Meta dhe Basha duke bërë thirrje për qetësi dhe mospërhapje paniku.
‘COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenik, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur’, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Top Channel