24/05 15:52
Me dy sulmuesit kryesorë të dëmtuar afatgjatë, Tottenhami i Jose Mourinhos po vuan jo pak dhe mbrëmjen e sotme nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën përballë Burnleyt.
Vendasit shënuan të parët me anë të Wood në pjesën e parë, ndërsa londinezët reaguan në pjesën e dytë dhe shënuan golin e barazimit me anë të fantazistit Dele Alli, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh.
Ndonëse dominoi kontrollin e topit, skuadra e drejtuar nga “Special One” nuk arriti të krijojë shumë raste shënimi, kjo edhe për shkak të mungesës së një sulmuesi tipik në zonën kundërshtare, ndërsa tani është komplikuar edhe arritja e një vendi në zonën Champions, pasi fitorja mungon prej tre javësh.
Top Channel