Holanda arriti të barazojë ndaj Greqisë me rezultatin 2-2 në ndeshjen e Nations League, një sfidë kjo, ku ajo e pa veten në disavantazhin e dy golave. Por kjo përballje fsheh brenda saj një statistikë befasuese që lidhte me Virgil Van Dijk.

Mbrojtësi i Liverpoolit shënoi golin e tij të parë sezonal dhe të 22 radhazi me një gjuajrtje me kokë. Në 4 sezonet e fundit, nga 23 gola të shënuar, holandezi vetëm në një rast ka arritur të gjejë golin duke e gjuajtur topin me këmbë.

Në ndeshjen me Greqinë, Van Dijk e shënoi golin e tij në minurën e 59 duke i  hapur rrugën Holandës që të gjejë edhe një gol tjetër me Reijnders për të barazuar 2-2 duke evituar disfatën.

Kjo statistikë kurioze e Van Dijk e shënimit të golave me kokë ka bërë që në rrjete sociale të shpërthejë ironia e tifozëve teksa lexon komente të tilla: ‘Thuajini se golat mund të shënohen edhe me këmbë’.

Top Channel