“Jemi si lodra për ata”/ Emigrantët sirianë akuzojnë policët grekë se i kanë zhveshur dhe dhunuar

06/03/2020 19:45

Emigrantët sirianë të ardhur nga Turqia kanë akuzuar policinë greke, se i kanë zhveshur dhe dhunuar, teksa këta të fundit përpiqeshin që përmes Greqisë, të shpërndaheshin më gjerë nëpër Evropë.

Agjencia turke TRT, publikoi foto të emigrantëve gjysmë të zhveshur duke u ngrohur në një rreth zjarri shumë pranë kufirit grek. Disa prej tyre pretendojnë se policia greke i ka dhunuar me “sende ushtarake”. Më herët policia greke ka hedhur në drejtim të emigrantëve gaz lotsjellës, si dhe ka qëlluar ndaj tyre me armë, për t’i zmbrapsur ata dhe mos t’i lejuar të kalojnë kufirin.

Megjithatë mohojnë kategorikisht të kenë plagosur apo edhe vrarë emigrantë. Nga krahu tjetër, pakënaqësia e emigrantëve nuk qëndron vetëm ndaj policisë dhe shtetit grek, por zemërimi i tyre është drejtuar dhe nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pasi e akuzojnë atë se i dha shpresë të rreme për një jetë më të mirë në Evropë, duke i lejuar ata të largoheshin nga Turqia.

“Nuk e dimë se çfarë po ndodh. Ne jemi si lodra për ta. Jemi kthyer në një “top” dhe të gjithë po e shkelmojnë nga njëri drejtim në tjetrin. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne”, tha një emigrant.

FOTO GALERI
16/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA