Foto/ Venecia, qyteti i miliona turistëve kthehet në “fantazmë” pas përhapjes së koronavirusit

04/03/2020 17:50

Venecia është një ndër qytetet që po e vuan më së shumti përhapjen e koronavirusit.

Ky qytet që vizitohet nga miliona turistë kohët e fundit me përhapjen  në masë të virusit vdekjeprurës duket se po “braktiset” nga vizitorët.

Pamjet e shkrepura në qytet tregojnë kafene boshe, gondola të shtrirë të pashfrytëzuara në kanalet e famshme dhe vetëm disa turistë që grumbullohen rreth Sheshit historik të Shën Markut.

Disa gondolierë dhe stafi i restoranteve që zakonisht përballen me kërkesë të lartë nga 30 milion vizitorët vjetorë, shihen duke qëndruar në sheshet e qytetit dhe rrugicat me pak gjëra për të bërë.

Pjesë të tjera të Italisë kanë mbetur gjithashtu bosh, qytete si Firence, Sienna dhe Roma, të gjithë pikat e “nxehta” të turistëve ku mijëra vizitorë udhëtojnë nga e gjithë Evropa dhe pjesa tjetër e botës.

Personi që filmoi rrugët boshe tha që qyteti dukej ‘surreal’ ai shtoi se ata kurrë nuk e kishte parë si në këtë gjendje.

FOTO GALERI
10/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA