Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Dhores, në komunën Qendër në rrethin e Skraparit.

Një 34-vjeçar është aksidentuar rëndë me mjetin e tij, tip traktor. Ai ka qenë duke drejtuar një traktor me të cilin po punonte tokën dhe pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përmbysur bashkë me automjetin.

Si pasojë e përmbysjes së mjetit 34-vjeçari, Armand Hyska është plagosur rëndë. Ai ka marrë plagë të shumta dhe është transportuar nga Skrapari në Tiranë në gjendje të rëndë.

Burimet zyrtare nga Spitali Rajonal në Berat kanë deklaruar se 34-vjeçari mbërriti në spitalin e Beratit në gjendje të rëndë, me plagë të shumta në të gjithë trupin dhe me të dyja këmbët e gjymtuara. Sipas burimeve zyrtare të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Beratit i plagosuri mori mjekimin e parë dhe u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA