Pak ditë pasi ndërroi jetë Nexhmie Hoxha në moshën 99 vjeçare, ka ndërruar jetë edhe Vito Kapo e veja e Hysni Kapos në moshën 97-vjeçare, ish numri dy i PPSH-së.

Ajo ka mbajtur shumë poste të rëndësishme gjatë kohës së komunizmit ku ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90.

Në fillimet e para Kapo ka qenë sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel