Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme trajtoi historinë e jetës së një gjyshi i cili fatkeqësisht vitet e fundit kishte humbur miken e tij të jetës, bashkëshorten.

Në studio kishte ardhur një nga mbesat, Ermonela e cila ndau me publikun historinë e dashurisë së gjyshërve të saj, Xhevdetit dhe Shpatores.

Historia se si Xhevdeti ishte njohur me dashurinë e jetës së tij ishte pothuajse e ngjashme me këngët e vjetra popullore, pranë një burimi uji. Ai kishte rënë në dashuri me shikim të parë më Shpatoren dhe ishin martuar duke sjellë në jetë 5 fëmijë. Xhevdeti dhe Shpatorja kishin lëvizur pothuajse në të gjithë Shqipërinë, pasi profesioni që ai kishte e detyronte të shpërngulej nga një qytet në tjetrin. Fatkeqësisht para 5 vitesh, Shpatorja kishte kaluar një hemoragji cerebrale dhe kishte ndërruar jetë.

Ermonela rrëfeu në studio se pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj, Xhevdeti nuk ishte më si më parë dhe ndihej i vetmuar. Për këtë arsye ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur dashurinë dhe për t’i thënë atij se nuk është vetëm.”Pasi nëna u largua nga kjo jetë ti u mërzite shumë, por unë këtu nuk kam ardhur vetëm. Dua të të them që ne jemi këtu për ty dhe jemi krenar për ty, sepse ti je një ndër njerëzit më të fortë që njoh. Të faleminderit gjysh për gjithçka!”

I ftuar surprizë për gjysh Xhevdetin ishte gazetari i mirënjohur, Marin Mema i cili u shpreh:”Unë e pashë që ti ke një familje të madhe, por dua të të them që ke dhe një tjetër nip pak të zhurmshëm që sot e tutje. Prandaj do të vij shumë herë që të pijmë kafe dhe të diskutojmë tema të ndryshme.”

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA