ITALI- Një 15-vjeçar shqiptarë është shpëtuar nga vdekja falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë italiane.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bari ku një traget me rreth dy mijë pasagjerë nga Shqipëria ishte ankoruar në port.

Teksa zbrisnin nga trageti, djali 15-vjeçar D.H ka pësuar një sulm nga epilepsia dhe për pasoj është shembur në tokë. Ka qenë nëna e tij e cila ka kërkuar ndihmë dhe ka shpërthyer në lot. Fatmirësisht thirrjet e saj janë dëgjuar nga policia e portit në Bari të cilët kanë shkuar menjëherë pranë djalit duke i dhënë ndihmën e parë. Mësohet se fëmijës i kishte ikur gjuha por falë reagimit të shpejtë të policëve ai u arrit të mbahej në jetë.

Më pas në ndihmë të fëmijës kanë ardhur edhe një grup nga emergjenca të cilët i kanë dhënë ndihmën e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA