Kurbin/ Makina aksidenton këmbësoren, 33-vjeçarja dërgohet në spital
28/02/2020 09:28
Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Laçit.
Rreth orës 08:50, mjeti me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Top Channel