26/11 12:49
Koronavirusi ka vrarë britanikun e parë. Viktima e parë nga Britani e Madhe sipas mediave angleze ka humbur jetën në kroçerën “Diamond Princess” e cila është kthyer prej javësh në karantinë.
Viktima është një burrë dhe është i gjashti person që humb jetën në të njëjtën anije nga koronavirusi. Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar janë 19 raste të prekur nga koronavirusi.
Kroçera “Diamond Princess”, po mbahet në portin Yokohama të Japonisë që prej 5 Shkurtit. Brenda kësaj kroçere janë të paktën 3.700 persona, ku ndër ta 600 janë të infektuar.
Top Channel