Tregjet e aksioneve në të gjithë botën shënuan një rënie të ndjeshme sërish të enjten, dita e katërt me radhë shoqëruar me rënie për shkak të frikës nga përhapja në rritje e koronavirusit të ri dhe efektit të saj në tregtinë globale.
Tregjet evropiane shënuan një rënie me rreth 3 për qind në tregtinë e pasdites vonë, ndërsa tregjet kryesore të shkëmbimit në Nju Jork u ulën me rreth 2 për qind më herët gjatë ditës. Edhe tregjet aziatike ofruan një situatë të trazuar ditën e enjte.
Zyrtarët amerikanë të Shëndetit kanë paralajmëruar për përhapje të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa deri tani është raportuar një numër rastesh relativisht i vogël në vend. Rënia në tregjet amerikane u vu re edhe disa orë pas komenteve të Presidentit Donald Trump të mërkurën në mbrëmje i cili tha se rreziku për SHBA-në është “shumë i ulët”.
Zoti Trump emëroi Nënpresidentin Mike Pence të mbikëqyrë përpjekjet e qeverisë për të luftuar përhapjen e virusit në vend.
Top Channel