Të gjitha raportet e policisë Angleze dhe agjencisë kombëtare kundra krimit të organizuar NCA tregojnë rrolin aktiv të grupeve shqiptare në trafikun e kokainës.

Një studim i ministrisë së punëve të brendshme në Angli Home Office tregon çmimet se sa paguajnë këto grupe për futjen e çdo kilogrami kokainë në shtetin ishull nga Europa.

Top Channel disponon një kopje të këtij studimi ku thuhet se për çdo 1 kg kokainë e futur përmes jahteve transportuesi merr 900 sterlina.

Transportuesit me anije mallrash marrin 830 sterlina për kilogram.

Përmes kontejnerëve transporti paguhet 700 sterlina për kilogram.

Ndërsa nëse kokaina mbërrin me anije peshkimi paguhet 600 sterlina për kilogram.

Grupet kriminale shqiptare në Angli kanë tre  burime kryesore furnizimi me kokainë.

Ato janë Spanja, Holanda dhe Belgjika.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel