Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur procesin e intervistave në kuadër të procesit të përzgjedhjes së tyre për emërim në Gjykatën e Lartë, dhe i pari që është pyetur është Sokol Sadushi.
“Gjykata e Lartë është pa strategji. Ka nevojë për një strategji. Çështjet e mbartura janë në numër astronomik. Unë dua të bëhet gjyqtar i kolegjeve administrative. Gjykata e Lartë nuk ka funksionuar me median dhe publikun.
Ajo duhet të përshtatet me teknologjinë e informacionit. Ajo duhet të jetë gjykatë ligji dhe jo gjykatë provash. Kam përvojë të gjatë pune. 30 vite si ekspert i të drejtës administrative ja vlerësoj vetes. Kam qenë edhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, tha Sadushi.
Këshilli i Lartë Gjyqësor premton që pas dy ditëve të dërgojë në presidencë emrat e gjyqtarëve të rinj për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë.
Top Channel