Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizator Një vrasje me armë të ftohtë ka ndodhur në Durrës. Një burrë ka vrarë gruan e tij, 59 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit urban Durrës-Shkozet tek byrektoret përballë Pallatit të Sportit.
Top Channel mëson se Ruzhdi Tosuni në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij Hajdie Tosuni.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Top Channel