Koronavirusi/ Në Vietnam asnjë viktimë, të gjithë të prekurit janë shëruar!

25/02/2020 20:58

Edhe pse koronavirusi po ngjall panik nëpër botë duke u përhapur frikshëm, sidomos mes vendeve më pranë Kinës, në Vietnam jo vetëm nuk ka asnjë viktimë prej tij, por të gjithë personat e prekur janë shëruar!

Covid 19 nuk kishte infektuar veçse 16 vetë në Vietnam, e  të gjithë ata e kanë marrë veten më së miri nga sëmundja. Pacienti i fundit që doli nga spitali, një burrë 50 vjeç, ishte infektuar nga e bija, e cila ishte kthyer pikërisht nga qyteti i Kinës që është shndërruar në epiqendrën e sëmundjes, nga Wuhani, aty ku është dhe numri më i madh i viktimave.

Ministria vietnameze e shëndetësisë deklaroi se 50-vjeëari tashmë është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore. Mes të prekurve në Vietnam është dhe një foshnje 3-muajshe, por edhe ajo po e merr veten mjaft mirë. Rastin e parë të virusit, ky vend e raportoi në 23 janar, por atje përhapja nuk ka qenë shumë e madhe. Britanikëve që kthehen nga Italia veriore ndërkohë u është kërkuar të izolohen për 14 ditë, me ose pa simptoma të koronavirusit.

Dy shkolla në Mbretërinë e Bashkuar i dërguan në shtëpi pjesëtarët e stafit dhe nxënësit të cilët sapo ishin kthyer nga ekskursionet me ski në veri të Italisë, dhe Cransley School, një shkollë private në Cheshire, u mbyll pasi 29 nxënës dhe pesë anëtarë të stafit u kthyen nga një vendpushim skish në Lombardi. Drejtori Richard Pollock u tha prindërve përmes një email-i se ai po shkonte përtej këshillave të autoriteteve vendase  me qëllimin “ të minimizonte plotësisht” përhapjen e mundshme të infeksionit dhe të kryhej një pastrim i thellë i ambienteve të shkollës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA