Mëngjesin e sotëm, një tërmet më magnitudë 5.7 goditi Iranin perëndimor duke u marrë jetën 8 personave në Turqi, deklaroi ministri i Brendshëm turk, Suleiman Soylu.

Tërmeti u përqëndrua në qytetin iranian të Khoy-it dhe preku fshatrat në provincën turke të Van-it. Soylu tha në një konferencë shtypi në Ankara se ndër viktimat ishin edhe 3 fëmijë.

Disa nga të plagosurit mbeten të bllokuar nën mbeturinat e ndërtesave të rënë, shtoi ai. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se të paktën 21 persona ishin lënduar, përfshirë tetë të cilët janë në një gjendje kritike.

Mësohet se ekipet e urgjencës janë dërguar në rajonin e largët malor. Agjencia zyrtare e Iranit e lajmeve IRNA tha se tërmeti preku 43 fshatra në zonën malore Qotour.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti, i cili ndodhi në orën 9:22 të mëngjesit me kohën lokale (0552GMT), kishte një thellësi prej 5 kilometrash (3 milje). Rajoni ka një histori të tërmeteve të fuqishëm. Muajin e kaluar një tërmet i përqendruar në qytetin lindor turk të Elazig vrau më shumë se 40 njerëz.

Transmetuesi turk NTV tregoi imazhe të vendasve dhe ushtarëve që gërmuan nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa familjarë që kishin frikë nga dridhjet e mëtejshme uleshin në rrugët me dëborë. EMSC raportoi disa paslëkundje që shkuan deri me magnituda 3.9.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel