Ndeshje e çmendur në “Air Albania”, Tirana përmbys Kukësin me dy gola në fund dhe merr kreun

21/02/2020 19:57

Tirana ka bërë një përmbysje të çmendur në takimin që luajti për llogari të javës së 23 të Superligës Shqiptare duke shënuar dy gola në dy minuta në fundin e takimit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, teksa në minutën e 53-ë Vangjeli shënoi autogol.

Në minutën e 83 do të ndodhte edhe episodi që ndryshoi fatet e takimit. Teqja bën një ndërhyrje të gabuar në limitet e zonës dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijët me 10 lojtarë.

Idriz Batha realizoi golin e barazimit, pikërisht nga kjo goditje dënimi. Teksa 2 minuta më pas Torrasa shënoi golin e fitores për ekipin e Tiranës.

Tirana është në vendin e parë me 44 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 42 dhe Partizani që ka një ndeshje më pak me 37.

/Ariglon Pali/

FOTO GALERI
2/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA